Policia kallëzon penalisht 9 deputetë të PD-së

liqeni-poli-766(SHQIPËRI) – Policia e Tiranës ka kallëzuar penalisht 9 deputetë të Partisë Demokratike për disa vepra penale të kryera gjatë protestës së djeshme të opozitës kundër betonizimit të Parkut të Liqenit. Ata akuzohen për veprat penale  “tubim të paligjshëm”, “kundërshtim me dhunë ndaj policisë” dhe “shkatërrim prone”.

Emrat e 9 deputetëve të PD-së

Flamur Noka, Arben Ristani, Albana Vokshi, Genc Pollo, Asllan Dogjani, Edi Paloka, Ridvan Bode, Gerti Bogdani, Gent Strazimiri

Deputetët do të procedohen në gjendje të lirë.

Deputeti Gent Strazimiri është kallëzuar edhe për “armëmbajtje pa leje”. Sipas policisë, Strazimiri e ka marrë armën në kohën kur ka qenë zv/ministër. Policia sqaron se Strazimiri nuk e ka dorëzuar armën edhe pse i është kërkuar dicka e tillë.

Shekulli Agency