Për 6 muaj, 100 mijë qytetarë braktisën Kosovën

refugjat-shqiptarPërfaqësuesit e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKKS) kanë bërë me dije se nga tetori i vitit të kaluar dhe deri në mars të këtij viti Kosovën e kanë braktisur 100 mijë qytetarë, njoftojnë mediat kosovare.

Nga QKKS thonë se mos zhvillimi ekonomik, varfëria, papunësia dhe rënia e besimit ndaj institucioneve kanë qenë shkaqet kryesore të migrimit masiv, shkruan ‘Epoka e re’. Sipas tyre, ky fenomen ka pasur ndikim në vonesën e liberalizimit të vizave.

Shekulli Agency