Pas akuzave/ Saimir Tahiri sulmon prokurorë dhe gjykatës: Janë qelbur nga koka

-saimir-tahiriPak minuta pasi prokuroria nisi verifikimet ndaj ministrit të Brendshëm në lidhje me pajisjen e përgjimit, Saimir Tahiri ka shpërthyer në sulme dhe akuza ndaj prokurorëve dhe gjykatësve.

Duke folur për pezullimin e Haki Çakos, Tahiri akuzoi rëndë gjyqtarin Arjan Aliaj, i cili dha vendimin, duke u shprehur se ai ka liruar persona me vepra të rënda penale si vrasje, përdhunime etj.

Tahiri tha se për këtë arsye, gjyqtari Aliaj është shkarkuar për korrupsion dhe për mospërmbushje detyre.

“Është një gjyqtar i shkaktar për korrupsion dhe mos përmbushje detyre. Ka liruar nga burgu të paketën 7 herë njerëz me precedentë, përdhunim, vjedhje me armë. Ai u shkarkua dhe papritmas rikthehet në detyrë. Si mund të kthehet në detyrë një gjyqtar që ka dhënë prova dhe është shkarkuar se ka shkelur ligjin”, tha Tahiri

Më tej, ministri ka rënduar valën e sulmeve ndaj prokurorëve dhe gjykatës, që sipas tij janë pjesë e frontit të së keqes. Ai tha se ata janë të qelbur nga koka dhe së bashku me SHQUP-in nuk e duan Reformën në Drejtësi.

“Gjyqtari ka dhënë një vendim politik. Ai është fytyra e vërtetë për ata që nuk e duan reformën në drejtësi.  Prokurorë të qelbur nga koka dhe gjyqtarë të qelbur nga koka që mbrohen nga SHQUPI-st të qelbur nga koka që nuk e duan Reformën në Drejtësi”, u shpreh ai

Shekulli Agency