Nga Eroll Velija: MASONËT

eroll-velijaEDHE SHKENCA ËSHTË PRODUKTI I ELITËS

Vërtet, për shumë kë do të jetë e pabesueshme nëse do të konstatojmë se shkencën e ka trilluar ELITA që ta vëjë atë në shërbim të saj. Në mënyrë që t’i mbajë njohuritë e lartësuara okultiste vetëm për vete dhe për të qenë i lirë të shfrytëzojë të tjerët deri në maksimum, ajo duhet ta gjente një mënyrë që t’i mbaj të tjerët larg nga sundimet e saj. Kjo është arritur me ndërtimin e një shkolle të mendimit, në të cilën mësohen lëndët e Rilindjes Evropiane dhe të cilat s’kanë të bëjnë me parimet e lashta misterioze. Kjo shkollë mendimi do të njihet ndryshe si “shkencë”. Shkenca është në thelb filozofia e matjes e bazuar në parimet empirike apo eksperimentale. Shkenca, ashtu si e njohim ne sot, u themelua me krijimin e elitës së Shoqërisë Mbretërore në vitin 1640 në Londër. Që ta popullarizojë këtë njohuri të re për qëllimet e veta “më të larta”, ELITA punoi në dy drejtime. Së pari, domethënia e njohurive misterioze u zhduk nga qarkullimi dhe si pasojë, me kalimin e kohës, nuk u mor në konsideratë nga masat e gjera. Së dyti, të gjitha forcat e botës materiale u vunë tërësisht nën kontroll nga ELITA. derisa njerëzimi gjithnjë e më tepër zhytej nën sundimin e shkencës, ELITA ruante diçka për vete. Atë çka këta e dinin mirë, ndërsa shkencëtarët prakikë jo, ishte se procesi i formulimit të ligjeve shkencore bazuara mbi eksperimentet praktike, nuk do të zbulonte në thelb brendinë e vërtetë mbi natyrën e ekzistencës sonë. Këtë të vërtetë e dinte ELITA dhe rreptësisht e ruante si fshehtësi dhe privilegj të rrethit të ngushtë të tyre. Me kalimin e kohës dhe me veprimin gradual altruist të hulumtuesve të mirëfilltë të njerëzimit, shumë shpejt do të vërehet se shkenca, në asnjë mënyrë nuk është një mjet i kërkimit të së vërtetës, por vetëm një njohuri e kufizuar e krijimit të mjeteve për të interpretuar botën tonë përmes një perspektive të caktuar. Këtë gjë, me kohë, e kanë dëshmuar edhe shumë shkencëtarë, e ndër ta edhe Ajnshtajni, i cili kishte konstatuar se, parimet mbi të cilat është ndërtuar shkenca e sotme empirike, ishin aktualisht të pavlefshme.

Shekulli Agency