Mustafa: Ivanoviçit i lejohet të qëndrojë në shtëpi e Lushtakut i ndalohet shërimi

ragmi-mustafaPër situatën e krijuar me kryetarin e komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar edhe kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa i cili ka shkruar në faqen e tij zyrtare të Facebook.
Reagimi i plotë i tij:

Po e përcjelli me keqardhje, dhe me dhimbje, dramën nëpër të cilën po kalon ish Komandanti i Zonës Operative të Drenicës e njëherit kryetari i komunës Skënderaj z.Sami Lushtaku. Edhe pse gjendja shëndetsore e Sami Lushtakut aktualisht është e rëndë, por përfaqësueusit e EULEX-i e nuk kanë përfillur opinionin e mjekëve dhe pa paralajmërim e larguan ate nga spitali (QKUK-ja) në Prishtinë, për ta rikthyer në qelinë e burgut. Nga ana tjetër, Gjykata Themelore në Veri të Mitrovicës Oliver Ivanoviqin e ka deklaruar fajtor për krime lufte ndaj shqiptarëve duke i përcaktuar dënim prej 9 vitesh burg. Por, Ivanoviqin gjykata e lejon në arrest shtëpiak deri në një vendim tjetër. Prandaj, EULEX po zbaton standarde të dyfishta, të mbrohet në arrest shtëpiak Oliver Ivanoviq, i dënuar në shkallë të parë, e të mos i mundësohet të qëndrojë në spital Sami Lushtaku, i dënuar gjithashtu në shkalle ë parë. Në këtë mënyrë po shkilet një e drejtë humanitare për kujdes shëndetsor që i takon gjithë njerëzve kudo që janë në botë e në cilindo status jetësorë të jenë. Më në fund kryetari i komunës Skënderaj edhe të lirohet për mbrojtje në liri nuk paraqet asnjë rrezik për askend e mos të flasim nevojën e tij për shërbime shëndetësore dhe kujdesin e mjekëve në QKUK.

MusatafaFB

Shekulli Agency