Mirësevini në ferr: Refugjatët priten me koka derrash në kampin gjerman (VIDEO)

333-45677-imagKokat e derrave kanë qenë mirëseardhje për refugjatët sirianë në kampin e emigrantëve në Gjermani. Kjo përpjekje, sipas Russian Television është një përpjeke për t’i dhënë refugjatëve myslimane një mirëseardhje djallëzore, nga njëri prej kombeve më tolerante të Evropës.

Disa persona të paidentifikuar kanë lënë 14 koka të derrave në hyrje të kampit të refugjatëve “Eschmarkerveld”, në afërsi të qyteti Enschede. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në mëngjes.

Nëntë prej kokave të prera janë lënë në derën e kampit, kurse të tjerat ishin lënë në tokë. Po ashtu janë gjetur edhe disa qese me gjak.

Sipas RTV Oost këto pamje i pa edhe policia lokale. Megjithatë, një zëdhënës tha se nuk ka kërcënime në drejtim të emigrantëve dhe se askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për aktin.

Shekulli Agency