Masakra në Bruksel/ Deputetja Halimi shpreh dhimbjen duke cituar ajete nga Kur’ani (Foto)

Halimi-4443Deputetja e Partisë Demokratike të qarkut të Elbasanit, Arbjola Halimi, ka reaguar ndaj sulmeve të ndodhura në Bruksel duke cituar disa ajete të Kur’anit.

Deputetja Halimi ka bërë dy statuse në profilin e saj në Facebook gjatë ditës së sotme kushtuar tragjedisë së ndodhur në Bruksel, duke shprehur solidaritetin e saj ndaj familjarëve të viktimave dhe duke dënuar sulmet, që la të vrarë 34 persona në një mënyrë shumë të veçantë.

Në vargjet që ka zgjedhur për të shprehur indinjatën e saj, theksohet se njerëzimi është thjeshtë kalimtarë në këtë botë dhe përsa kohë të jetë pjesë e saj duhet të kujdeset për të dhe jo ta shkatërrojë atë. Njerëzit nuk duhet ta prishin rendin në tokë, por të bëhen bashkë kundër mëkateve dhe të ndalojnë sulmet ndaj njëri-tjetrin.

“Ka disa njerez qe thone:’Ne i kemi besuar Allahut dhe jetes tjeter, po ne realitet ata nuk jane besimtare(8). Ne zemrat e tyre kane semundje, e Allahu u shton semundje dhe me shume, e per shkak se ata pergenjeshtruan, pesojne denim te dhembshem(10).

E kur atyre u thuhet:’Mos prishni rendin ne toke’! Ata thone: ‘Ne jemi vetem permiresues’ (11)

Vini re, ata ne te vertete jane shkaterruesit, por nuk e kuptojne(12).

Dhe kur morem zotimin tuaj qe te mos derdhni gjakun tuaj, te mos deboni veten tuaj nga vendi juaj, e ju e pranuat, ndaj deshmojeni (84). Pastaj qe, ju jeni ata qe mbytni njeri-tjetrin, i deboni disa prej jush nga vendi i tyre duke bashkepunuar kunder tyre si eshte mekat e padrejte.(85)

E ka disa prej tyre qe jane analfabete, nuk e kuptojne librin, por jetojne vetem ne shpresa, duke mos qene te sigurte(78)”

(El BEKARE. Ajetet 8, 10, 11, 12, 84, 85, 78. KURANI).

Më herët deputetja ka shpërndarë edhe një status, përsëri duke cituar vargje nga Kur’ani dhe duke shprehur në këtë mënyrë dhimbjen për viktimat që sollën këto sulme terroriste.

“Zoti i tha Pejkamberit: -Ti je vetem perkujtues.

Nese dikush vret e pergjak nuk eshte prej besimtareve dhe pa dyshim qe nuk e njeh as Kuranin.

Lutemi dhe lutuni per te gjitha viktimat e terrorizmit.

Te Belgjikes. Te Turqise. Te Frances. Te Sirise. Etj. Etj.

Lutemi qe Bota te shpetoje nga Satanizmi psikik e shpirteror.

Lutemi qe te mbizoteroje Paqa dhe Besimi. Amin”

foto-arb

Shekulli Agency