Letra e Enverit për Stalinin: Do sjellim 3 ton ar dhe 4 ton argjend në Moskë

Enver-Stalini-657787-jpgIshte viti 1949 kur autoritetet komuniste shqiptare i kërkuan Moskës leje për të transferuar një sasi të konsiderueshme të arit shqiptar. Negociatat sekrete janë udhëhequr drejtpërdrejtë nga Enver Hoxha. Gazeta Panorama ka zbuluar faksimilet që Hoxha i dërgonte Stalinit, ku i lutet të shqyrtojë kërkesën e tij për të depozituar në bankat e Moskës 2556 kg ar dhe 3980 kg argjend. Enver Hoxha ndjente rrezikun e anglo-amerikanëve, të cilët kërkonin largimin e qeverisë të Tiranës, por edhe i frikësuar nga prishja me Titon, me transferimin e arit Hoxha i paraprinte këtyre rreziqeve, jo vetëm për fatin e regjimit por edhe për fatin e tij.

“Kjo do të jetë një ndihmë e madhe që qeveria sovjetike do ti bëjë popullit shqiptar, i cili do të jetë shumë mirënjohës dhe i qetë nëse pasuria e tij do të ishte e sigurt”, i shkruante Hoxha me përgjërim Stalinit

Por mesa duket, kreu i Kremlinit e kishte kuptuar filozofinë e sjelljeve të tilla duke shëprfillur kërkesën.

111.2364432

Shekulli Agency