“Le të falimentojnë”. Tregtarët padisin Veliajn në Gjykatë për taksat e larta

Tregtarët dhe Bashkia e Tiranës nuk kanë arritur një marrëveshje për uljen e taksave, edhe pas propozimeve të shoqatës së tregtarëve.

Veliaj-5443Biznesmeni Nikollaq Neranxi ka depozituar sot në Apelin e Gjykatës Administrative ku kërkon shfuqizimin e taksave të miratuara nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.

“Në prezencë të një përfaqësie prej gati 20 vetash, kur ne i shpjeguam se edhe një biznes i suksesshëm, i cili ka 25 vite në treg, që ka punësuar mbi 300 veta, me këto taksa falimenton, përgjigja e tij ishte: “Le të falimentojë!”. Alternativat e tij për të riparë faturat e dy muajve dhe reduktimi i diskutimit vetëm në taksat e tavolinës dhe zënies së hapësirave publike, është shumë djallëzore dhe dashakeqëse nga ana e tij”, tha kreu i shoqatës së tregtarëve, Nikollaq Neranxi.

Biznesi i vogël i dërgoi kryebashkiakut Erion Veliaj një listë me propozime për uljen e disa taksave, por mesa duket Bashkia nuk ka rënë dakort. Kjo e ka detyruar biznesin që të vazhdojë betejën në rrugë gjyqësore.

Shekulli Agency