Kryeministrja daneze mbështet qëndrimin e ashpër të emigracionit të zv/presidentit amerikan

Derisa kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, nuk pajtohet me administratën amerikane për Rusinë dhe Grenlandën, ajo ka deklaruar se zv/presidenti i SHBA-së, JD Vance, kishte një “kuptim” për emigracionin, transmeton Anadolu.

“Unë e konsideroj këtë migrim masiv në Evropë si një kërcënim për jetën e përditshme në Evropë”, tha Frederiksen për Politico.

Muajin e kaluar, Vance në Konferencën e Sigurisë në Mynih tha se “nuk ka asgjë më urgjente se migrimi masiv”, duke e quajtur atë një kërcënim më të madh se Rusia.

Frederiksen nuk u pajtua me të për Rusinë, por ajo i mbështeti pikëpamjet e tij për nevojën për t’u ashpërsuar me kufijtë.

“Nëse i pyes njerëzit për sigurinë dhe shqetësimet e tyre të sigurisë, shumë prej tyre do të përgjigjen se Rusia dhe mbrojtja e Evropës janë në krye të mendjes tani. Por siguria ka të bëjë gjithashtu me atë që po ndodh në komunitetin tuaj lokal”, tha Frederiksen.

Frederiksen, një lidere e qendrës së majtë, ka marrë një nga qëndrimet më të ashpra për emigracionin në Evropë, duke i bërë politikat e Danimarkës ndër më të rreptat në botë.

Që nga zgjedhja e saj në vitin 2019, ajo ka mbështetur një goditje të konsiderueshme ndaj azilkërkuesve, një veprim që ka ndihmuar në ruajtjen e popullaritetit të saj në Danimarkë, por ka tërhequr kritika të ashpra nga organizatat e të drejtave të njeriut.

Mbrojtësit e refugjatëve kanë akuzuar qeverinë e saj për racizëm dhe diskriminim, por qasja e saj ka rezonuar me votuesit danezë.

Derisa shumë konservatorë evropianë, përfshirë liderët në Austri, Hungari, Gjermani dhe Holandë, kanë përkrahur qëndrime të ngjashme, Frederiksen është një nga të vetmet lidere socialiste në Evropë që mbron politika të tilla.

“Unë besoj plotësisht në mundësitë e barabarta dhe një model skandinav të mirëqenies me një arsim të paguar me taksa, përfitime sociale dhe kujdes shëndetësor. Por për mua kjo është vetëm një shtyllë tradicionale e të qenit një socialdemokrate. Të jesh nën kontrollin e migracionit është shtylla e dytë”, tha ajo.

– Refugjatët sirianë

Më herët, në dhjetor të vitit 2024, kryeministrja Frederiksen, duke ndjekur politikën e saj zero refugjatë, tha se refugjatët sirianë në Danimarkë duhet të kthehen në vendin e tyre tani që kushtet kanë ndryshuar pas rënies së regjimit të Bashar Al-Assadit.

“Ju jeni refugjatë përkohësisht kur kushtet e bëjnë të pamundur të jetoni nga vini. Kur këto kushte ndryshojnë, besoj fuqishëm dhe inkurajoj njerëzit të kthehen në vendin e tyre për të ndihmuar në rindërtimin e tij. Unë do të bëja të njëjtën gjë edhe vetë”, tha Frederiksen.

Kryeministrja daneze theksoi se shumë sirianë në Damask nuk kanë vendbanim të përhershëm.

“Prandaj, sigurisht, ne presim që ata të kthehen tani”, tha jo.

Më shumë se një dekadë pas shpërthimit të konfliktit në Siri, rreth 35 mijë shtetas sirianë jetojnë në Danimarkë.

Shekulli Agency