Ivona Stojanovska: Letërsia osmane ka shpirt

Duke studiuar gjuhën dhe letërsinë osmane, duke hyrë në thelbin e kësaj letërsie e cila është përplot me urtësi, hapen shtigje të reja në jetën e Ivonës, e cila thotë se jo rastësisht në këtë literaturë kaq të pasur ka gjetur çdo gjë që mund të gjendet në një, sipas saj, “personalitet ideal”

456633-6544Për të qenë të suksesshëm në atë që bëni, pavarësisht se për çfarë bëhet fjalë para se gjithash ekziston një parakusht më i rëndësishëm, ndërsa ai është ta doni i atë për të cilën keni vendosur ta mësoni dhe punoni. Pikërisht me këto fjalë shkupjania Ivona Stojanovska, në bisedën për Anadolu Agency, (AA) flet për dashurinë e saj ndaj gjuhës turke dhe sidomos ndaj letërsisë osmane.

Pas mbarimit të studimeve deridiplomike të gjuhës gjermane me gjuhën dhe letërsisë osmane në Fakultetin Filologjik të Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup, për shkak të dashurisë së madhe ndaj gjuhës turke, letërsisë dhe kulturës osmane vendos arsimin e lartë ta vazhdojë në Universitetin e Stambollit në gjuhën dhe letërsinë turke, veçanërisht në literaturën e vjetër osmane.

“Dëshira ime u paraqit në moshë të vogël kur kam dëgjuar muzikë turke, edhe pse unë nuk e kuptoja se çfarë do të thotë muzika turke megjithatë, me kalimin e kohës fillova të hulumtoj, të shkoj në kurse. Fillimisht nga shkolla e mesme fillova me gjuhën gjermane, kur u regjistrova në fakultet derisa mësoja gjermanishten vazhdova me gjuhën gjermane, por ne kishim mundësi të zgjedhin një gjuhë të dytë. Unë vazhdova me italishten, i dhashë me sukses provimet në Fakultetin Filologjik, por hyra në disa ligjërata të gjuhës së vjetër dhe letërsisë osmane dhe u trondita nga gjuha e vjetër, isha e impresionuar nga të gjitha përkthimet që janë bërë nga Fadil Hoxha, Lejla dhe Mexhnun nga shkrimtari i famshëm turk Fusuli nga shekulli i 16-të dhe kështu si gjuhë të dytë zgjodha turqishten”, thotë Ivona.

– Letërsia osmane ka shpirt –

Duke studiuar gjuhën dhe letërsinë osmane, duke hyrë në thelbin e kësaj letërsise, e cila është përplot me urtësi, hapen shtigje të reja në jetën e Ivonës, e cila thotë se në jo rastësisht në këtë literaturë kaq të pasur ka gjetur çdo gjë që mund të gjendet në një, sipas saj, “personalitet ideal”.

“E dua poezinë dhe prozën. Thjesht letërsia osmane ka shpirt. Gjithçka që kërkon të gjesh në një personalitet, haset në letërsinë osmane. Për shembull, besimi ndaj Zotit, dashuria, respekti dhe e gjithë atë e ke në përgjithësi si një mozaik në letërsinë osmane”, thotë Ivona, duke ndarë ndjenjat e saj të cilat i ka ndaj kësaj letërsie për të cilën ajo thotë se është “dashuria e saj më e madhe”.

Për të patur sukses në një studim cilësor të gjuhës dhe letërsisë, Ivona pranon se nevojitet një përpjekje e madhe, dëshirë dhe sakrificë. Duke i vazhduar studimet master në Universitetin e Stambollit, duke shkuar fillimisht në kurs një vjeçar në Institutin e gjuhës Tomer, duke patur mësim përgatitor të gjuhës osmane-turke, si dhe zgjerimin e disa lëndëve të cilat nuk i ka dëgjuar në studimet deridiplomike.

Ivona dy vjet ka punuar në tezën e magjistraturës me mentorin e saj Xhemal Aksu, të cilin e përshkruan si mjeshtër të vërtetë në profesionin e tij. Për të, qasja kolegjiale e mentorit dhe angazhimi i tij ishin një mbështetje dhe motivim i madh, veçanërisht në kohë të vështira, kur ajo ishte në dilemë nëse do të ketë sukses në qëllimin e dëshiruar.

“Disa kolegë të cilët vijnë nga Arabia Saudite, Jemeni, Afganistan, këto gjëra ishin të njohur për ta, për shkak se ata kanë përdorur atë alfabet ose turqit ujgurë të cilët janë nga pjesa lindore e Turkmenistanit nga pjesa e Kinës, të cilët e përdorin alfabetin arab, e kishin më lehtë për shkak të njohurive paraprake të lëndës, ndërsa ne që vijmë nga vendet e Ballkanit kemi patur nevojë më të madhe për mësimin përgatitor të gjuhës osmane”, shpjegon Ivona.

Ajo tregon se teza e magjistraturës “Bahri” i zgjeroi horizontet e saj dhe ka patur ndikim mbi të në drejtim të botëkuptimin të saj. “Magjistrova në gusht. Tema e magjistraturës ‘Bahri teza’ në fakt për gjurmimin e këtij Divani më ndihmoi profesori që është unike. Doja të punoja mbi diçka të re, diçka që do të zgjerojë horizontet e mia. Profesori im e gjeti tezën time si titull në Bibliotekën Universitare, dorëshkrimi ishte në gjuhën osmane dhe me të vërtetë kjo ishte një sfidë e madhe për mua”, tha ajo.

Motivet për të punuar këtë tezë të magjistraturës janë të shumta. Ivona vlerëson se Osmanlinjtë kishin një kulturë jashtëzakonisht të pasur, që mund të shihet nga literatura në kohën e temave që janë të përpunuara, dhe mënyrën se si është menduar, dhe që gjithashtu është i përfaqësuar në veprat e asaj periudhe. Letërsia është ajo që Ivona do të donte të kthehej nga ajo periudhë.

“Jam e dashuruar në diçka që është e pastër, e sinqertë, modeste, ndërsa të gjithë këtë e gjej në letërsinë osmane. Do të thoja 90 përqind nga letërsia osmane është dashuria ndaj Zotit. Ajo dashuri e pastër, atë dashuri të pakusht, atë dashuri e cila është në vendin e parë”, thekson Ivona. Në letërsinë osmane, thotë ajo, janë përfaqësuar pjesë nga Kurani, pjesë nga sufizmi, disa nga radhët e dervishëve, teqe, ajete, hadithe.

“Përderisa e punoja gjithë këtë ndjehesha e ndritur. Sot jemi larguar nga diçka që është e pastër, i harrojmë vlerat e vërteta morale”, thotë Ivona.

Duke punuar në tezën e magjistraturës Ivona e ka lexuar librin e shenjtë Kuranin, nga i cili thotë se ka mësuar shumë gjëra. “Prej cilave kapituj është përbërë Kurani, prej sa kapituj kalon teza ime, sureja Fatiha, Hixhër, një nga kapitujt më të gjatë në Kuran sureja El-Bekare…”, tregon shkupjania Ivona, duke kujtuar disa anekdota interesante gjatë qëndrimit të saj si studente në Turqi.

“Më interesonte për njerëzit e besimit islam se cilin kapitull kur e lexojnë. Duke marrë parasysh faktin se kam qëndruar katër vite në internat në Turqi, më ka ndodhur që para provimit apo ndonjë ditë të veçantë që ata të lexojnë ‘suren Jasin’, apo ‘Fatiha’ të cilat kanë rëndësi të madhe. Nuk e dija dallimin e terminologjisë. Më ka ndodhur të marrë pjesë në simpozium, e profesori para se të flas për Rumin, të thotë diçka në vete, kolegia më tregoi se gjithçka që fillon e fillon me emrin e Zotit, e gjithë kjo ishte diçka e re për mua”, zbulon ajo, duke shtuar se edhe vet Bahri, që është tema e punës së saj të magjistraturës për të paraqet “udhërrëfim” për jetën më tutje dhe të jetë personalitet më i mirë”.

Zgjedhja për studimin e kulturës së tjetër, e cila mes tjerash përfshinë edhe religjionin, në asnjë moment për Ivonën nuk përbënte çfarëdo pengese. Ajo thekson se ka pasur mbështetje maksimale nga më të afërmit. “Doemos duhet të theksoj se e gjithë kjo vjen nga edukimi. Që kur isha e vogël më kanë mësuar që t’i dalloj njerëzit si të mirë dhe të këqij. Sa e vlerësoj njeriun e huaj aq e vlerësoj veten time, sa e vlerësoj fenë e tjetrit, aq e vlerësoj fenë time, ashtu që nuk kam hasur në rezistencë nga më të afërmit dhe mjedisi përreth”, thekson Ivona.

“Unë fillimisht mendoj se edhe të rinjtë duhet të jenë më të guximshëm dhe të tentojnë të prekin diçka të re që është e pazakontë dhe të mos gjykojnë vetëm sipas paketimit të ndonjë personi, të njihen me atë që e mësojnë. Më së miri mësohet nga përvoja personale. Ashtu bëhesh më i pasur”, konsideron Ivanova. Ajo thekson se dorëshkrimet e vjetra kanë shpirt dhe vlerë të madhe historike, kulturore, por edhe shoqërore.

“Për mua dorëshkrimet e vjetra kanë shpirt. Tregojnë diçka. Sot e kësaj dite na rrëfejnë për diçka, kanë porosi e cila shpie drejt vlerave morale, drejt rrënjës. Drejt diçkaje që është autentike, ashtu siç duhej të ishte shpirti i njeriut, siç është pambuku”, thekson Ivona, me këtë rast duke treguar se tani për dallim nga e kaluara janë prishur vlerat morale të cilat ajo dëshiron që të kthehen, duke kujtuar se fillimisht duhet të kthehet respekti ndaj familjes.

Duke folur për përvojat dhe anekdotat gjatë studimeve të magjistraturës në Turqi, Ivona veçon disa gjëra interesante të cilat për të kanë ndikim të madh”. “Tek profesorët pashë një traditë osmane. Momentalisht këtu jam dy muaj, ndërsa më mungon ajo pastërtia. Thonë mos e përdor shumë shpesh emrin e Zotit, Insha Allah dhe Masha Allah. Profesorët e katedrës turke, mbështetja e tyre dhe njerëzia me të cilën na takonin më mungon shumë. Më mungojnë ato vlera të vërteta njerëzore për të cilat ata ende luftojnë”, flet me nostalgji ajo.

Koha osmane për këtë linguiste të re do të thotë “kohë në të cilën kemi jetuar të gjithë së bashku, kur ka qenë një perandori, themel i cili ende ka vazhdimësi edhe sot e kësaj dite. Kohë prej së cilës mund të thithim shpirt, diçka me të cilën mund të krenohemi”.

Shekulli Agency