Intrigat: a janë serbët ata që fshihen pas sulmeve ndaj “Skavicës turke”?

diga-e-hidrocentralit-fierzeZbulohen arsyet e sulmeve intensive ndaj investimeve turke në energjetikën shqiptare. Burime në Ministrinë e Industrisë bëjnë me dije se nuk është rastësi një fushatë e nisur pikërisht me planin që synon të rigjenerojë në një masë të madhe kaskadën e Drinit, ku një hidrocentral pritet të ndërtohet nga një kompani shumë e njohur turke.

“Që të mësosh arsyet e këtij sulmi, thjesht mund të analizosh se kush humbet nga ky investim i rëndësishëm, i cili e pavarëson edhe më shumë sistemin shqiptar të furnizimit me energji”, thotë për tesheshi.com një ekspert, nga më të mirët që punon në sistemin energjitik.

Në fakt, hidrocentrai “Katundi i Ri” apo “Skavica e moderuar”, që do të ndërtohet nga Suzer Group, pritet që përveç rritjes së sasisë së prodhimit të energjisë nga hidrocentrali që do të ndërtohet në Dibër, më shumë të balancojë sistemin e kaskadës, duke i dhënë Fierzës më shumë ujë, gjë që e heq këtë fuqi të rëndësishme me 5 turbina nga zakoni i pushimit thuajse për gjysëm viti si pasojë e uljes së nivelit në liqenin e  Fierzës.

“Fierza i çon ujë Komanit, ky i fundit Vaut të Dejës, i cili është hidrocentrali që prodhon më shumë energji si pasojë e qenies pikë fundore. Mirëpo Vau i Dejës nuk i ka kapacitetet e Fierzës. Nëse bëhet Skavica, ai do t’i japë Fierzës sasinë e ujit të munguar duke sjellë prurje nga dega e Drinit të Zi që vjen nga Dibra.

Në këtë mënyrë, Shqipëria ka gjasa të shkëputet përfundimisht nga importimi i energjisë. Nëse ndodh kjo, atëherë kompanitë që kanë përfituar për 20 vjet nga kontratat e majme të shitjes së energjisë do të mbyllnin zyrat e tyre në Shqipëri”, thekson eksperti i njohur i energjetikës, i cili po merret aktualisht me studimin e rikonceptimit të sistemit në vend, si pasojë edhe investimeve të fundit.Damir Fazlic 2

Dhe këtu, është rasti të kujtohet se kontraktorët më të mëdhenj të energjisë gjithë këto vite, kanë qenë kompanitë e mëdha serbe me qendër në Beograd dhe në Austri. Damir Fazliç ka qenë përfaqësuesi i një duzine kompanish serbe që kanë furnizuar Shqipërinë me korent.

Vuk Hamovic
Vuk Hamovic

Madje, para tre vjetësh pati një përplasje të madhe mes Berlinit zyrtar dhe qeverisë shqiptare pasi iu dha tenderi i ndërtimit të linjës së interkonjeksionit me Kosovën një kompanie serbe ku prapa qëndronin biznesmenë si Hamoviç dhe kompania Rudnap.

Pikërisht, investimi që turqit po bëjnë në Dibër do t’u heqë këtyre kompanive serbe miliona euro. Mes qeverisë shqiptare të Edi Ramës dhe asaj turke që prej vitit 2013 u fol për projekte të përbashkëta energjitike, të cilat u shtynë dhe nuk patën intensitetin e pritshëm.

Madje në Ministrinë e Energjitikës u instaluan dhe këshilltarë turq të cilët më pas u larguan. Në qarqet e Tiranës u fol edhe për privatizimin e OSHE-së drejt një investitori të madh turk, por që më pas nisi devijimi drejt Gjermanisë.

Dhe vijmë tek Skavica, e cila u rigjallërua pak ditë pas ardhjes së presidentit Erdogan në Tiranë. Ky projekt,  pa dyshim që ka prekur interesa të mëdha dhe rrjedhimisht ka ngjallur dhe reagime të shumta.

Vetëm disa muaj më parë, në maj, tesheshi.com ka folur për këto marrëveshje, të cilët sollën një reagim të ashpër të disa qarqeve në vend.

/tesheshi.com/

Shekulli Agency