Familja siriane pedalon në shenjë falënderimi ndaj Erdoganit

Mulhem el Said ka mbërritur në Bashkinë Aksaray bashkë me bashkëshorten Mey Besrini, fëmijën 3 vjeç Hamza dhe fëmijën 6 vjeç Huzejfe dhe më pas ka patur një takim me zëvendëskryetarin e Bashkisë, Süleyman Canbulut

kot-888Familja siriane Said e cila 3 vite më parë u largua si pasojë e luftës së brendshme në Siri duke u vendosur në rajonin Midyat të qytetit Mardin në Turqi është nisur me biçikleta drejt Ankarasë me qëllimin për të treguar mirënjohjen e tyre ndaj Presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, për pritjen e refugjatëve. Anëtarët e familjes kanë mbërritur në qytetin Aksaray të Turqisë.

Mulhem el Said ka mbërritur në Bashkinë Aksaray bashkë me bashkëshorten Mey Besrini, fëmijën 3 vjeç Hamza dhe fëmijën 6 vjeç Huzejfe dhe më pas ka patur një takim me zëvendëskryetarin e Bashkisë, Süleyman Canbulut.

Mulhem el Said në një deklaratë tha se janë krenarë që mbajnë flamurin turk gjatë kësaj rruge që kanë nisur me qëllim për të mbërritur në Ankara.

Duke vënë në dukje se në çdo vend që mbërrijnë gjatë udhëtimit vizitojnë bashkitë dhe prefekturat Mulhem el Said u shpreh: “Qëllimi ynë është të shprehim falënderimet ndaj kryetarëve të bashkive dhe prefektëve për ndihmat e ofruara për refugjatët sirianë. Shpresojmë që në një kohë sa më të shkurtër të arrijmë në Ankara. Atje do të falënderojmë edhe presidentin tonë. Ne jo vetëm në emrin tonë por do ti përcjellim falënderimet në emër të shumë sirianëve që jetojnë në qytetet e ndryshme që kemi vizituar. Nga ato kemi kërkuar nga një kartë falënderimi, dhe shpresojmë që këto t’ia dorëzojmë presidentit.”

/AA/

Shekulli Agency