EULEX siguron 30 dëshmitarë kundër komandantëve të UÇK-së; i pari një rom serb me banim në Izrael

eurEULEX ka shtrirë hetimet në nëntë vende për ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kuadër të ngritjes dhe funksionimit të Gjykatës Speciale

Gazeta serbe, Danas bën të ditur se ekipi i Hetimeve Speciale të EULEX-it ka nisur grupe dedektivësh në Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni, Mali i Zi, Kosovë, Greqi, Turqi dhe Izrael.

E përditshmja serbe citon burimet dipomatike që i kanë thënë se në këto shtete ka nisur gjuetia e dëshmitarëve që do të flasin në gjykatë kundër komandantëve.

Siç thekson Danas, një dëshmitar që do dalë kundër ish-shefit të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së (Agim Çeku) është gjetur në Izrael dhe është një shtetas serb i lidhur me Mosad-in izraelit.

Dhe sipas të dhënave të para, serbi që ndodhet në Izrael është i komunitetit rom dhe ka deklaruar se komandantët e UÇK-së kanë shitur vajza rome në Turqi.

Dëshmitarët janë përzgjedhur dhe ndodhen në në programin e mbrojtjes nga ana e EULEX-it dhe banojnë në kushtet e mira në shumë vende të botës.

Mësohet se më shumë se 400 njerëz kanë dhënë deklarata, nga të cilat 160 cilësohen si dëshmitarë.

Danas thekson se si përfundim vetëm 30 veta do të dëshmojnë në gjykatën speciale kundër ish-komandantëve të UÇK-së.

Baza e të dhënave ku ndodhen dëshmitë kundër UÇK-së ndodhen të mbojtura nga NATO në selinë qëndrore të saj në Bruksel.

“Softueri është i mbrojtur në mënyrë të tillë që të mos hapet as nga përkthyesit e shqipes që janë të gjithë shqiptarë nga Kosova”, citon Danas të ketë thënë një burim nga Gjykata Speciale, e cila do nisë nga puna në fund të vitit dhe që përbëhet nga gjyqtarë ndërkombëtarë.

Selia e saj është vendosur në ish-ndërtesën e Europol në Hagë, dhe do të veprojë nën mbikëqyrjen e Bashkimit Europian. Personat që do të dënohen nga gjykata në fjalë do të vuajnë dënimin e tyre në Holandë.

/tesheshi.com/

Shekulli Agency