Ekstremizmi fetar, një fatkeqësi për të gjitha shoqëritë

Duke vajtuar viktimat e sulmit në xhaminë e Kebekut në Kanada ku u mbaj një shërbim funebër dhe pati grupe të mëdha njerëzish që u mlodhën në shenjë soliradizimi me muslimanët e Kanadasë.

Nga: Abdulrahman Al-Rashed 

Hussein Guillet-i,imami i xhamisë në Kebek, Kanada, ku një person i armatosur hapi zjarr javën e kaluar, tha gjatë fjalimit të tij: “Na kanë mbetur 17 fëmijë jetimë, gjashtë vejusha dhe pesë të lënduar. I lutemi Allahut që të dalin sa më shpejt nga spitali.”

Pastaj shtoi: “A i përmendëm të gjitha viktimat? Jo! Është edhe një vitkimë tjetër për të cilën asjë nga ne nuk dëshiron të flasë, por duke parë moshën timë kam guximin ta them. Emri i viktimës është Alexandre Bissonnette. Përpara se të ishte një vrasës, ai ishte viktimë e vetvetës. Përpara se t’i lëshonte ato plumba në kokat e viktimave, dikush tjetër kishte mbjellur në mendjen e tij ide më të rrezikshme se  plumbat.”

Ajo që Guillet tha në xhaminë e tij ishte më e rendësishme se shkëmbimi i deklaratave raciste. Bota po vuan nga kriza e ideve të sëmura që kanë kaluar detrat, kufinjtë, gjuhët dhe vlerat njerëzore, duke përfituar nga teknologjia, klima politike dhe kaosi. Në Kebek, një burrë vrau gjashtë adhurues, por ka me miliona të tjerë që po luftojnë luftërat e urrejtjes dhe provokimet. Kjo është e pa precedent në historinë moderne dhe i përfshin të gjitha bashkësitë.

Cili është ndryshimi midis Bissonnette, i cili vrau gjashtë adhurues dhe Abdullah Al-Hamahmit, i cili udhëtoi drejt parisit për të kryer një krim të ngjashëm në muzeun e Luvrit? Të dy janë ekstremistë racistë, por në të njëjtën kohë ata janë edhe viktima të një epoke ekstremizmi dhe urrejtjeje.

Al-Hamahmi mund të kishte bërë një jetë ndryshe, si i moderuar në çdo aspekt të jetës së tij. Ai shumë mirë mund të kishte qenë viktimë e ideve ekstrermiste, qofshin ato nacionaliste, komuniste, majtiste, raciste, të krishtera, hebreje apo hinduiste. Njerëzit janë vitkima të mjedisit ku jetojnë.  E mjedisi global është helmuar nga indiferenca ndërkombëtare ndaj ekstremizmit në përgjithësi.

Ashtu siç tha edhe Guillet në elegjinë e tij për viktimat, idetë që ishin ngulitur në kokën e këtyre dy ekstremistëve janë më  të rrezikshme se plumbat dhe krimet e terroristëve. Ideologjitë ekstremiste janë bërë shumë më të rrezikshme se armët e të gjithë botës. Lufta tani bëhet shumë më ndryshe nga e kaluara. Luftërat e mëparshme përdornin slogane, kishin liderë, qeveri, marrëveshje, fitore dhe humbje, ndryshe nga lufta kundër ideve ekstremiste dhe betejave me urrejtjen.

Bashkësia ndërkombëtare ësthë akoma e pa qartë si do ta ndalojë një përplasje të mundshme midis kombeve dhe ndjekësve të feve të ndryshme. Të gjitha vendet fajësojnë njëra-tjetrën, por ndërkohë të gjitha shoqëritë po vuajnë nga kjo krizë: [nga] budistët në Mianmar, muslimanët në Siri dhe Irak, e [nga] të krishterët në perëndim. Flaka e urrejtjes po përhapet po aq shpejt sa edhe provokimet me anë të mesazheve në mjete të ndryshme të komunikimit

Autori është një kolumnist veteran. Ai është ish-menaxheri i përgjithshëm i Al Arabiyas. | Përshtatur me shkurtime nga Observer.al.

Shekulli Agency