E famshmja dhe e ndjera Zaha Hadid ofroi një projekt për xhaminë e madhe të Tiranës; ja si do ishte

5433-78666nArtan Shkreli, si ish-një ndër anëtarët e jurisë ndërkombëtare për xhaminë e madhe në Tiranë, ka publikuar në faqen e tij në fb projektin për xhaminë e madhe të Tiranës të paraqitur nga arkitektja më e famshme në botë, Zaha Hadid, e cila ndërroi jetë këtë të premte.

Ky projekt ishte në mesin e 100 të tillave të paraqitura nga 100 studiot më prestigjoze të botës, në pranverën e vitit 2011, kur bashkia e Tiranës hapi një konkurs ndërkombëtar.

Por, edhe pse Shkreli e ka rinxjerrë atë nga arkiva dhe e ka servirur si një ndër mrekullitë që do posedonte Tirana, pra një xhami nga e famshja Zaha Hadid, për hir të së vërtetës, fituese nuk ishte studioja e saj, pra emri i saj, por studioja daneze Big, që gjithashtu pretendonte t’i jepte kryeqytetit shqiptar objektin e kultit mysliman më të bukur në Europë.

Xhamia në fjalë do ngrihej në hapësirën pas Pallatit të Kulturës, por që lufta politike e zhvendosi tek Namazgjaja, duke e lënë njëherësh dhe me një arkitekturë klasike otomane, në një mospërputhje me trendin arkitekturor të Tiranës, sa i përket godinave publike dhe institucionale.

/tesheshi.com/

Shekulli Agency