Detajet/ Biznesmeni u qëllua për një sherr në mbledhjen e PS-së

333-7547Autori i plagosjes së shtetasit Leonard Ndoka, është identifikuar nga policia, por emri i tij nuk është bërë publik për arsye hetimore. Ai ka qëlluar Ndokën me plumb në kokë, teksa ky i fundit lëvizte me mjetin e tij tip “BMË X5”.

Sipas policisë, autori i plagosjes ka pasur konflikte me Leonard Ndokën. Konflikti i fundit ka ndodhur ditën e shtunë, gjatë mbledhjes së Partisë Socialiste për zgjedhjen e delegatëve në Lezhë. Mendohet atentati i sotëm lidhet me përplasjen e fundit në PS.

Leonard Ndoka ndodhet në spitalin e Lezhës, ku ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të plagëve në kokë. Ai merret me bizneset e lëndëve drusore.

Shekulli Agency