Davutoglu viziton të plagosurit në sulmin e terrorit në Stamboll (FOTO)

Gjatë vizitës në Stamboll Davutoglu u shoqërua edhe nga ana e Ministrit të Brendshëm të Gjermanisë, Thomas de Maiziere.

davudoglu-111-6388769Kryeministri Ahmet Davutoglu ndodhet për vizitë në Stamboll pas sulmit të terrorit në sheshin Sulltanahmet.

Kryeministri Davutoglu zhvilloi një vizitë të të plagosurve në këtë sulm.

Më pas Davutoglu mori pjesë në brifingun e sigurisë që u mbajt në prefekturën e Stambollit.

Pas sulmeve të djeshme në Stamboll në Ankara u mbajt samiti i sigurisë, ku u kryeministri u informua në lidhje me sulmin.

Gjatë vizitës në Stamboll Davutoglu u shoqërua edhe nga ana e Ministrit të Brendshëm të Gjermanisë, Thomas de Maiziere.

Maiziere pas sulmit të terrorit ku humbën jetën 8 qytetarë gjermanë, u takua me Ministrin e Brendshëm turk Efkan Ala me të cilin shkëmbyen mendimet në lidhje me zhvillimet e fundit.

Ndërkohë pas përfundimit të hetimeve të vendit të ngjarjes u bë edhe një pastrim i sheshit Sulltanahmet i cili u hap më pas për qytetarët.

Në sulmin e djeshëm të organizuar në orët e mëngjesit nga ana e kamikazit të organizatës terroriste DAESH kanë humbur jetën 10 shtetas të huaj.

Ndërkaq edhe 15 të tjerë të plagosur me origjinë nga Gjermania, Korea e Jugut, Norvegjisë dhe Peru, në mesin e të cilëve 2 rëndë.

davudoglu-111-322322davudoglu-111-34225davudoglu-111-9099836Shekulli Agency

Shekulli Agency