Bashkëshortët Ademi, jetë në kushte të mjerueshme

333-5644486-gfjkNë fshatin Rramanli të Kumanovës jeton familja dy anëtarëshe e Osman Ademit. Përskaj kushteve tejet të vështira, dy bashkëshortët ballafaqohen edhe më sëmundje të rënda. Bashkëshortja e Osmanit, Mejremja është e paralizuar tash e 9 vjet. Janë pa fëmijë dhe jetojnë me një pagë sociale prej 2.200 den në muaj të cilën ua siguron shteti e që nuk ua mbulon as harxhimet për barnat.

Ky çift tani 4 muaj jeton në terr, pa energji elektrike, për shkak se nuk arrin dot që të paguajnë faturat e energjisë elektrike. Jetojnë në këtë dhomë të vetme, ndodh që vetëm një herë në ditë të hanë ushqim.
“Unë vet i sëmur, shoqja gjithashtu, gati 9 vjet e paralizuar, unë vet me barna. Tokë nuk kemi, asgjë nuk kemi, kështu si po na shihni kështu ne jetojmë. Vetëm prej ndihmës sociale jetojmë me 2200 den në muaj, si ti ndajmë ato a ti mbaj për vete a për shoqen barna të blej. Edhe familja, farefisi nuk kan mundësi të ndihmojnë edhe ata nuk kan, edhe ata jan lisht. Inshalla ndokush na ndihmon për rrymën me lidh prap”, u shpreh Osman Ademi.

“9 vjet jetoj e paralizuar, kur shtrihem, shtrihem ngadalë ngadal me ndihmen e burrit, e pa lëvizshme, me pampers e qysh do të jetoj. A na pyt ndokush, askush nuk na pyt se si jetojmë. A për zotin vet e kam pa dhe e kam ndëgju gjat kampanjës zgjedhore kryeministrin Nikolla Gruevskin duke premtuar se familjeve me kushte të rënda e me ndihma sociale do ua hekim pagesat e rrymë do u ndihmojmë të sëmurëve, jo asgjë nuk na ndihmuan. Me të la në terr pa energji elektrike 4 muaj, një njeri të sëmur, të paralizuar kjo veç këtu ndodh”, tha Mejreme Ademi.

Kjo familje apelon deri te bamirësit që tu dilet në ndihmë, kur dihet se tash stina e dimrit e bënë edhe më të vështirë mbijetuesen e kësaj familje dy antarëshe.

Shekulli Agency