Banorët e Hasanbegut: Edhe pas 2 muajve gjendja nuk është normalizuar

ver-shkupEdhe pse po bëhen dy muaj nga vërshimet e 6 gushtit, gjendja në lagjen e Hasanbegut nuk është normalizuar plotësisht. Akoma ka shumë punë për t’u bërë, ndërsa edhe mjetet financiare të premtuara nga Qeveria, nuk janëndarë për të gjithë familjet e prekura nga këto vërshime. Kështu të paktën shprehen banorët e kësaj lagje, sipas të cilëve, gjendja në këtë lagje është e mjerueshme.

“Gjendja ka filluar të normalizohet por akoma ka mbeturina dhe nuk kanë mbaruar punët, duhet të rrëgullohen shtëpitë dhe oborret, dikush nuk ka arritur që tërregullon edhe dhomat. Ndihmat e para i kemi marrë ato ka 500 euro dhe nga Kryqi Kuq dhe më shumë s’ka dhënë askush”, tha njëri nga banorët.

“Shumë pak kanë marrë, s’kanë marrë. Shumica janë ankuar, sot nesër, sot nesër, s’ka.//Shumë pak kanë marrë të Kryqit Kuq kanë marrë më shumë”, tha një banor tjetër.

Banorët madje shprehen se edhe ato mjete financiare që i ndajnë ua ndalin për shkak të borxheve që kanë.

“Edhe ata që i kanë marrë, që kanë me i marrë ua ndalin për shkak të rrymës që kanë borxhe, dikujt për ujë. Shumica këtu tek ne janë pa punë njerëzit dhe gjithmonë kemi pak borxhe në shtet dhe t’i ndalin”, tha njëri nga banorët e Hasanbegut.

“Vetëm na shëtisin lartë e poshtë dhe shkojnë i bllokojnë çfarë të bëjmë. Mua mi kanë bllokuar të gjitha edhe pensionin edhe të gjitha”, tha një banor tjetër.

Ndërkohë, nesër bëhen 2 muaj nga vërshimet që ndodhen në disa vendbanimet tëShkupit, si pasojë e të cilave, brenda disa orëve, humbën jetën 22 persona, shumë të tjerë u lënduan si dhe u shkaktua dëm shumë i madh material.

Teuta Buçi /SHENJA/

Shekulli Agency