Analistët: Ahmeti po i burgos të pakënaqurit e BDI-së (VIDEO)

111-bur-76-tz544222993044

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti paralajmëroi se do t’i çojë në burg të gjithë të pakënaqurit e BDI-së.

“Në burg do i çojmë të gjithë”, tha Ali Ahmeti.

Dhe vërtetë, pesë javë pas këtij paraljmërimi nisën arrestimet. I pari ishte nipi i Rafiz Halitit, i cili para pak ditësh nëpër media foli për pakënaqësitë në BDI. Pas tij doktor Adil Mustafa, i cili disa orë pasi denoncoi mashtrimin që ia ka bërë BDI-ja, iu vunë prangat.

Njohësit e rrethanave politike vlerësojnë se prapavija e kësaj deklarate ka qenë qëllimisht e lëshuar në mënyrë joserioze, duke kujtuar fjalën popullore: “Aty ku ka tym ka edhe zjarr”.

Sipas tyre BDI-ja ose më sakt, Ali Ahmeti, me këtë dëshmon se është i gatshëm të bëjë gjithcka për të mbijetuar. Gazetari Isen Saliu thekson se arrestimet e fundit janë mesazh i qartë nga ana e pushtetit për të gjithë ata që tentojnë t’i kundërvihen, ndërsa përgjigjja më e mirë ndaj këtij kërcënimi mund të jetë organizimi për veprim konkret i opozitës.

“Sipas mendimit tim këto arrestime tregojnë se pushteti është në panikë dhe se po bën hapa të paparamenduar së cilët jo që do ta mbrojnë nga rënia prej pushtetit, por përkundrazi do ta përshpejtojnë. Arrestimi i një biznesmeni i cili ka dashur të investojë, por është penguar sepse i është kërkuar ryshfet. Pastaj arrestimi i nipit të një politikani që kërkon reforma, mund të jetë mesazh për biznesmenët tjerë dhe politikanët tjerë, por edhe për gjithë qytetarët se gjithkush që guxon të flasë, të kritikojë dhe denoncojë, do të përballet me të njejtat problem”, deklaroi gazetari, Isen Saliu.

Ndërkohë analisti Alajdin Demiri deklaron se arsyet për vrasjet dhe eliminimet e njerëzve që kundërshtuan  BDI-në e që dikur ishin pjesë e saj,  i di vetë BDI-ja ose më saktë treshi,  Ahmeti, Xhaferri, dhe Daja/ Fazli Veliu, siç i quan ai.

“Në fazen ku tani gjendet BDI-ja në vazhdë të aksionit të Kumanovës, në vazhdë të coptimit të BDI-së ose tërhekjes, në vazhdë të ikjes nga përgjegjësia e njerëzve të afërt të BDI-së të cilët e identifikojnë veten me krimet e mëparshme dhe dëshirojnë ta amnestojnë me largim ose me formim të një partie tjetër, tash ndryshon situata. Situata ndryshon jo rrënjësisht, sepse sipas meje do të ketë ende vrasje këtu”, tha analisti politik, Alajdin Demiri.

Sipas Demirit target i pakënqësive është Ali Ahmetit, i cili e identifikoi veten si lider i pakontestushëm i partisë i përkrahur nga dyshja e lartëpërmendur, duke mundësuar funksionimin e partisë në fjalë. BDI-ja kohëve të fundit është në qendër të vëmendjes për shkak përçarjeve brenda partisë, dyshimeve për vrasje dhe përfshirje në korrupsion të disa funksionarëve të saj. /SHENJA/

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.