Anadolu Agency shfaq filmin për “vështirësitë e gazetarëve të AA për ta mësuar të vërtetën”

“Me këtë film duam të konkretizojmë dhe të nderojmë mijëra të punësuar tanë të cilët tërë vitin me përkushtim punojnë në të gjitha situatat, madje edhe në ato më të vështirat”, tha Kazanci

anadolu-5443Dy filma propagandues që flasin për gazetarinë në kohë lufte të Anadolu Agency (AA) dhe vështirësitë me të cilat përballen gazetarët e agjencisë, gjatë kësaj fundjave janë shfaqur në 1500 kinema dhe në kanalet televizive kombëtare.

Drejtori i Përgjithshëm i AA-së Senol Kazanci tha se, duke iu afruar 100 vjetorit të themelimit të Agjencisë kanë filluar me përgatitjen e filmit, duke u fokusuar në “gazetarët e AA-së” si baza themelore dhe elementare që nga themelimi.

“Me këtë film ne duam të konkretizojmë dhe të nderojmë mijëra të punësuar tanë të cilët tërë vitin me përkushtim punojnë në të gjitha situatat, madje edhe në ato më të vështirat, dërgojnë lajme, zhvillojnë intervista ndërsa emrat e tyre madje as nuk dihen. Ideja ishte që ti përcjellim mesazhin opinionit se gazetari i AA-së është njëri nga ju, djali, fqiu, dhe se pas lajmit të cilin e lexoni qëndron puna e çdo individi”, tha Kazanci.

Ai shtoi se Anadolu Agency është themeluar 96 vjet më parë me qëllim të dërgimit të mesazhit të “Anadollisë” botës, me vizionin e së cilës punon edhe sot.

AA ka një rrjet gazetarësh në 85 vende dhe lajmet e saj publikohen në 11 gjuhë të botës.

Kazanci vuri në dukje se në 60 sekonda është shfaqur rruga e vështirë në të cilën udhëtojnë gazetarët AA-së për të arritur deri tek e vërteta.

Filmi është shoqëruar me efekte dhe muzikë të ndryshme.

“Filmi në lidhje me programin e gazetarisë në kohë lufte është bërë me qëllim të ftesës për gazetarët e interesuar për trajnim profesional të gazetarisë së luftës të cilën e ofron AA”, tha Kazanci.

Filmi propagandues mund të ndiqet në rrjetin social të AA-së, duke përfshirë edhe faqen e njohur për video YouTube.

Shekulli Agency