Anadolu Agency mbush 96 vjet

Anadolu Agency (AA) e cila u krijua me udhëzim të veteranit Mustafa Kemal Ataturk në vitet e para të luftës çlirimtare me qëllim “që bota të dëgjonte zërin e Anadoliit”

anadolu-56444Anadolu Agency (AA) e cila u krijua me udhëzim të veteranit Mustafa Kemal Ataturk në vitet e para të luftës çlirimtare me qëllim “që bota të dëgjonte zërin e Anadoliit” në vitin e 96-ë të saj përparon në rrugën për t’u bërë një prej agjencive më të mira në botë, raporton Anadolu Agency (AA).

AA ka një vend të veçantë në historinë e Republikës ku me detyrën e saj kritike që mori përsipër në periudhën e luftës çlirimtare ajo mbart krenarinë e drejtë, suksesin që ka njoftuar vendin dhe botën nga një kanal të vetëm dhe të fortë për luftën e pavarësisië gjatë procesit kur kishte nisur lufta kombëtare.

AA e cila për vite me radhë pa ndërprerë ka vazhduar maratonën e lajmeve me konceptin e gazetarisë “i besueshëm, i pa-anshëm, etik, i shpejtë” ajo ecën me hapa të sigurta drejt përvjetorit të 100-të.

– Themelimi i Anadolu Agency

Themelimi i Agjencisë Anadolu Agency, përkon me kohë të vështira dhe mund të quhet “pikë kthese në luftën kombëtare”. Disa intelektualë të cilët e kuptuan se nuk mund të qëndrohej më në Stamboll, filluan të kërkonin rrugët për të marrë pjesë në luftën kombëtare.

Pikërisht edhe themelimi i AA-së ndodh gjatë këtij procesi, ku me pushtimin e Stambollit kjo realizohet gjatë fazës së kalimit të disa intelektualëve nga Stambolli në Anadoll. Më 16 mars 1920 pas 5 ditëve nga pushtimi i Stambollit delegacioni i parë ku ndodheshin Yunus Nadi (Abalıoğlu) me Halide Edip’in (Adıvar) takohen në Geyve me 31 mars. Të dy intelektualët pas një pushimi në stacionin Akhisar diskutojnë për “themelimin e agjencisë me të mbërritur në Ankara”.

Teksa Yunus Nadi dhe Halide Edip diskutojnë për emrin e agjencisë mes opsioneve “Türk”, “Ankara” dhe “Anadolu” ata arrijnë në një mendim të përbashkët për ermin “Anadolu Ajansı”.

– Historia

Delegacioni ku ndodheshin Yunus Nadi me Halide Edip mbërrijnë me 1 prill në Ankara. Ku me fjalët e Yunus Nadi thuhet se “në mbrëmjen e 4 apo 5 prillit” në garnizonine Mustafa Kemal Paşa hapet fjala për themelimin e Anadolu Agency. Dhe pas këtij diskutimi me 6 prill 1920 realizohet themelimi i Anadolu Agency.

Me udhëzimin (qarkoren) që Mustafa Kemal dërgoi në të gjithë vendin në të cilin ishte ndezur zjarri i luftës kombëtare nuk mbeti vetëm me njoftimin e themelimit të Anadolu Agency por vë në pah edhe rëndësinë e njoftimit të iniciativave të ndërmarra për opinionin publik të brendshëm dhe të jashtëm.

Shekulli Agency