Amnesty International: Milicia kurde ka kryer krime në Siri

amnOrganizata Amnesty International ka akuzuar milicinë kurde siriane për kryerje të krimeve të luftës, duke detyruar zhvendosjen me forcë të mijëra civilëve jokurdë dhe duke shkatërruar shtëpitë e tyre.

Organizata për të drejtat e njeriut ka dokumentuar raste të tilla në dhjetëra fshatra që kontrollohen nga kurdët.

Milicia kurde, e cila mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, ka marrë këtë vit kontrollin e disa territoreve në veri të Sirisë nga militantët e Shtetit Islamik.

Këshilltarja për Kriza pranë Amnesty International, Lama Fakih, ka thënë se administrata autonome kurde “është duke shkelur ligjin ndërkombëtar humanitar me sulmet që llogariten krime lufte”.

Shekulli Agency