Aktakuzë kundër Ukë Rugovës e Astrit Haraqisë për krim të organizuar

uke-rugova-1-620x360Ukë Rugova, djali i ish-Presidentit Ibrahim Rugova dhe Astrit Haraqija, ish-minstër i Kosovës, do të akuzohet këta javë për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar.

Liridonë Kozmaqi, zëdhënëse e Prokurorisë së Shtetit, ka treguar për Klan Kosovën se aktakuza për këtë rast do të ngritet më së largu deri në fund të kësaj jave.

“Ju informoj se lidhur me këtë rast aktakuza do të ngritët deri në fund të kësaj jave”, ka thënë Kozmaqi.

Ndërsa, sic njofton portali Insajderi, Rugova do të akuzohet për veprimtarinë kriminale që lidhet me vizat Schengen të lëshuara nga Ambasada Italiane në Prishtinë.

Ai dyshohet të ketë drejtuar një grup kriminal prej 21 personash.

Ndërsa Haraqija dyshohet për vepra penale të krimit të organizuar, mashtrimit, ushtrim të ndikimit, kontrabandim me migrantë, dhe shpërdorim të pozitës zyrtare.

Shekulli Agency