Gjykata Jeruzalem/ dënohen vrasësit e Mohammad Abu Khdeir, e dogjën të gjallë

45663578-E enjte 4 shkurt, Dy izraelitërinjë u dënuan nga një gjykatë në Jerusalem për rrëmbimin dhe vrasjen e Mohammad Abu Khdeir, një i ri palestinez per të cilin e kishin djegur të gjallë në korrik 2014, Jeruzalemin Lindor.

Emrat e të dy të akuzuar, njëri me dënim të përjetshëm, tjetri me 21 vjet burgim janë mbajtur sekret sepse ata ishin të mitur në atë kohë. Me burgim të përjetshëm është dënimi më i rëndë ku drejtësia mund t’i shkaktojë, (duke e ditur se vetëm krimet e dënueshme me dënim me vdekje në Izrael janë krime lufte dhe tradhti).

aktgjykimin, gjykata shpjegon dallimin e dënimit mes dy të akuzuarve, personi i dyt rrjedh nga një familje hebraike ultra-ortodokse, i cili u dënua me 21 vjet burg nuk kishte marrë pjesë aktive në fazën e fundit të dhunës që vrau Mohammad Abu Khdeir. Gjykata u mbështet edhe në probleme psikologjike që kishte pësuar në të kaluarën.

Gjykata ende nuk ka vendosur mbi shëndetin mendor të një të tretë të akuzuar, thuhet të jetë nxitësi i krimit: Yosef Haim Ben David, tani 31 vjeç. Një seancë është caktuar më 11 shkurt.

Vendimi pritej veçanërisht në kontekstin e dhunës ndërmjet palestinezve dhe izraelitëve. Nëna e viktimës, Suha Abu Khdeir shpërtheu në lot duke bërtit sallën e gjyqit, sepse një nga të akuzuarit nuk kishte marrë dënimin maksimal.

Suha Abu Khdeir: “Flitet për jetën e Muhammad, a nuk e meritojnë dënimin e duhur, ne nuk flejm natën, si mund të kthehem në gjumë pas kësaj në qoftë se nuk bëhet drejtsi ndaj një krimi barbarë që kanë ushtruar ndaj djalit tim”?.

Secili prej dy të akuzuarve u dënua të paguajë familjen e viktimës me 30.000 sikla (7,600 euro), por Nëna e Muammad nuk ka pranuar.

Shekulli Agency

Shekulli Agency