Yıldırım: “Nuk ekziston një rregull se Turqia përgjithmonë do të mbrojë Evropën”

“Ne besojmë që BE-ja sa më parë duhet të shpëtohet nga konfuzioni në të cilën ndodhen. Këtë ne ua themi si miq”, ka thënë kryeministri i Turqisë

yildirim-463353Kryeministri i Republikës së Turqisë, Binali Yıldırım, sot në Ankara deklaroi se besonte që Evropa ende ka liderë që kanë vizion për të ardhmen e saj, dhe se Bashkimi Evropian (BE) sa më shpejt duhet të shpëtojë nga konfuzion në të cilin ndodhet.

Ai foli në gjatë takimit në Ankara të organizuar nga Shoqata e Industrialistëve dhe Sipërmarrësve Turq, dhe me këtë rast komentoi rreth ngjarjeve aktuale.

Duke iu referuar zjarrit në konviktin e shkollës në Adana dy ditë më parë, ku humbën jetën 11 nxënëse dhe një edukator, familjeve të viktimave, u dërgoi mesazh ngushëllimi.

“Kjo dhe rastet e ngjashme do të ndriçohen, dhe përgjegjësit do të ndëshkohen rëndë. Hetimet në lidhje me zjarrin kanë filluar, ndërsa sot do të diskutohet në parlament për formimin e një komisioni hetimor që do të ketë detyrë për të shqyrtuar masa të caktuara për institucionet e këtij lloji”, tha Yıldırım.

Ai gjithashtu komentoi edhe aktivitetet e organizatës terroriste FETO, pas dështimit të grushtit të shtetit në vend, ku tha se FETO të gjitha paratë që i ka marrë nga populli tani i jep agjencive për lobim.

“Qëllimi është që të tregojnë se ekonomia turke është e keqe, se si shkelen të drejtat e njeriut dhe nuk zbatohet demokracia. Ata vazhdojë të bëjë të gjitha veprimet e turpshëm që vijnë në mendje. Pasi nuk arritën qëllimin e tyre më 15 korrik, ata mendojnë se mund të luajnë me ekonominë turke. Kurrë nuk do të kenë sukses”, tha Yıldırım.

BE-së sa më shpejt duhet të shpëtojë nga konfuzioni

Në lidhje me rezolutën e miratuar nga Parlamenti Evropian për ndërprerjen e bisedimeve me Turqinë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Yıldırım kujtoi se ky është një vendim jo-detyrues, pa efekt juridik.

“Ne edhe më parë kemi porositur se, ky vendim nuk do të thotë asgjë për ne. Ne vazhdojmë të besojmë se në Evropë ka liderë të cilët kanë vizion për të ardhmen e saj. Ne besojmë që BE-ja sa më parë duhet të shpëtohet nga konfuzioni në të cilën ndodhen. Këtë ne ua themi si miq”, ka thënë kryeministri i Turqisë.

Nuk do të mbrojmë Evropën përgjithmonë

Ai shtoi se Turqia është garancia më e madhe kundër kërcënimeve ndaj Evropës. “Nëse Turqi në pesë ose gjashtë vitet e fundit nuk do të ishte kundërvënë dukurive negative në rajon dhe nëse këto dukuri do të reflektonin ndaj Evropës, ajo do të ishte në gjendje të keqe. Por, edhe durimi ynë ka një limit. Nuk ka ndonjë rregull që ne gjithmonë do të mbrojmë Evropën”, tha kryeministri turk Binali Yıldırım.

Shekulli Agency