Yıldırım: Aleati i vetëm i SHBA-ve është dollari !

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Binali Yıldırım deklaroi se “SHBA-së të cilës në vazhdimësi po i pakësohen aleatët, tanimë e përqafon aleatin e fundit, dollarin. Aleati i vetëm i tyre është dollari”.

Yıldırım në një fjalim në Takimin Koordinativ të Shoqatës Parlamentare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (ISIPAB) të organizuar në Gjenevë të Zvicrës falënderoi shtetet anëtare të ISIPAB-it të cilat i ofruan mbështetje Turqisë pas tentativës për grusht shteti në Turqi.

Duke rikujtuar se udhëheqësi i FETO-s ende është duke jetuar në shtetin Pensilvani të SHBA-ve, tha se “Në territorin e SHBA-ve ende edhe sot mund t’i vazhdojnë në rehati aktivitet e tyre. Nuk është e kufizuar as me këtë, për fat të keq në më shumë se 160 shtete të botës vazhdojnë prezencën e tyre”.

“Kemi hapur krahët për vëllezërit tanë”

Duke folur për luftën e brendshme në Siri që vazhdon tashmë 8 vite, ai tha se çmimin më të madh të kësaj lufte e kanë paguar shtetet fqinje si Turqia, Libani dhe Jordania.

“A ka ndonjë çmim të cilin e pagoi SHBA-ja? A ka ndonjë çmim që e paguan të tjerët? Nuk ka. Ne kemi hapur krahët për 3.5 milionë vëllezër tanë. Ne e ndajmë bukën me ta. Kemi shpenzuar 30 miliardë dollarë”, tha Yıldırım.

Yıldırım gjatë fjalimit të tij po ashtu rikujtoi se sirianët të cilët jetojnë në Turqi pas operacionit “Mburoja e Eufratit” dhe operacionit “Dega e Ullirit” kanë filluar të kthehen në vendet e tyre.

“Tani po përpiqemi që t’i largojmë terroristët në Munbixh. SHBA-ja po e zvarrit punën. Për fat të keq hapin hapësirë dhe u jep armë organizatave separatiste si PKK, YPG dhe PYD. Kur u themi përse e bëni këtë, ata na thonë se ‘ne duhet të bashkëpunojmë me këtë organizatë terroriste për ta shkatërruar DEASH-in’. Ky nuk është partneritet strategjik, partneritet taktik. Kjo është një absurditet i plotë. Ku keni parë në botë që një organizatë terroriste shkatërrohet me një organizatë tjetër terroriste. A është e mundur një gjë e tillë? Çfarë do të bëni nesër për ta shkatërruar atë organizatë terroriste? Do të shpikni një organizatë tjetër terroriste?”, tha ai.

Sipas tij, “Sot SHBA-të dollarin i cili është në qarkullim ndërkombëtar po e përdorin si armë”. Më tej Yıldırım tha se “SHBA-së të cilës në vazhdimësi po i pakësohen aleatët, tanimë e përqafon aleatin e fundit, dollarin. Aleati i vetëm i tyre është dollari”.

Shekulli Agency