Turqia dhe SHBA bisedojnë për të zgjidhur çështjet F-35 dhe S-400

Turqia dhe SHBA kanë filluar bisedimet për të zgjidhur dallimet e tyre në sferën ushtarake, tha zëdhënësi e Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın.

Në një intervistë për transmetuesin publik të Turqisë TRT, Kalın tha se bisedimet do të zhvillohen në nivel dypalësh dhe jo nën mbikëqyrjen e NATO-s.

Blerja e sistemit të avancuar rus për mburojë raketore nga ana e Turqisë shkaktoi që administrata e presidentit amerikan Donald Trump në muajin korrik të largojë Turqinë nga programi i avionit luftarak të gjeneratës së pestë, F-35.

SHBA pohon se sistemi mund të përdoret nga Rusia për të fituar detaje të klasifikuara për avionin dhe se nuk është në përputhje me sistemet e NATO-s.

Megjithatë, Turqia pohon se sistemi S-400 nuk do të integrohet në sistemet e NATO-s, e as nuk paraqet kërcënim për aleancën.

“Dy presidentët na emëruan mua dhe (këshilltarin amerikan për siguri kombëtare) Robert O’Brien gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë. Ne kemi filluar me punë teksa flas”, tha Kalın.

“Sistemi S-400 mund të përdoret në mënyrë të pavarur pa u integruar në sistemin mbrojtës të NATO-s”, shtoi ai.

Kalın gjithashtu tha se presidenti rus Vladimir Putin pritet që të vizitojë Ankaranë në pjesën e parë të muajit janar.

“Mund të ketë ceremoni për përfundimin e projektit Rrjedha Turke. Gjithashtu, do të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale”, tha Kalın.

Shekulli Agency