Trump thotë se ka parë prova që koronavirusi ka dalë nga laboratori në Wuhan

Presidenti amerikan Donald Trump tha se ka parë prova që koronavirusi i ri (COVID-19) ka dalë nga një laborator në Wuhan të Kinës, por aktualisht nuk mund të zbulojë detaje.

Trump iu përgjigj pyetjeve në lidhje me zhvillimet në një panel me temë “mbrojtja e të moshuarve” në Shtëpinë e Bardhë, ku u pyet për pretendimet se virusi ka dalë nga laboratori në Wuhan.

I pyetur se “A keni parë prova që ju japin bindje të lartë se virusi ka dalë nga Instituti i Virologjisë në Wuhan”, presidenti amerikan u përgjigj: “Po, kam parë”.

“Hetuesit tonë po punojnë mbi këtë çështje, pavarësisht nëse Kina e ka bërë këtë qëllimisht ose gabimisht. Nuk mund t’ju tregoj më shumë”, u shpreh më tej Trump, pas këmbënguljes së gazetarëve me pyetje mbi këtë çështje.

Shekulli Agency