Trump: Kina do të përballet me pasojat nëse ka përgjegjësi të qëllimshme në COVID-19

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka deklaruar se Kina duhet të përballet me pasojat nëse ka përgjegjësi të qëllimshme në pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19).

Në një konferencë për media të Task Forcës në luftën kundër COVID-19 të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se ata vazhdojnë të shohin sinjale pozitive që pandemia në SHBA ka arritur “pikun” (kulmin).

Duke krahasuar normat e vdekjeve në SHBA me ato në vendet evropiane, Trump tha se “Normat tona të vdekjeve janë shumë më të ulëta se ato në vendet e Evropës Perëndimore, me përjashtim të Gjermanisë. Në mesin e këtyre vendeve ndodhen Mbretëria e Bashkuar, Zvicra, Belgjika, Italia, Franca. Ndërsa normat e vdekjeve në Spanjë janë 4 herë më të larta se në SHBA”.

– Trump pretendon se vdekjet në Kinë janë më të larta

Shifrat në Kinë nuk reflektojnë të vërtetën, pretendon Trump duke shtuar se “Kina është numër një. Lidhur me normat e vdekjeve janë shumë më përpara se ne”.

Ndërsa lidhur me rolin e Kinës në pandemi, Trump tha se “Nëse është gabim, është gabim, por nëse ka përgjegjësi të qëllimshme duhet të përballet me pasojat”.

– Disa biznese në Teksas dhe Vermont do të fillojnë të hapen të hënën

Disa biznese në Teksas dhe Vermont do të fillojnë të hapen të hënën duke zbatuar rregullat e distancimit social, njoftoi Trump i cili ka shtuar se kufizimet e vendosura në kuadër të pandemisë në Montana do të fillojnë të hiqen të premten, ndërkohë që do të fillojnë të hapen gradualisht më 1 maj edhe bizneset në Ohio, Dakotan e Veriut dhe Idaho.

Trump tha se deri më tani në të gjithë SHBA-në janë kryer mbi 4 milionë teste të koronavirusit dhe se kjo në krahasim me popullsinë, është më shumë se numri i testeve të shumë vendeve të tjera.

Duke bërë të ditur se SHBA-ja ka filluar të prodhojë dhe të mbajë stok mijëra pajisje të frymëmarrjes, Trump tha se do të ndihmojnë Meksikën e cila nuk ka pajisje të mjaftueshme të frymëmarrjes artificiale.

Ndërsa në pyetjet për t‘i bërë ‘retweet’ postimit të një përdoruesi në rrjetin social i cili ka parashtruar pyetjen “nëse do të zbatojnë apo jo autoritetet rregullat e distancimit social nëpër xhami gjatë Ramazanit ashtu sikurse edhe në kisha gjatë pashkëve”, Trump u përgjigj “Dua të shoh se çfarë do të ndodhë”.

Pasi vuri në dukje se është një person që beson dhe se nuk ka rëndësi se çfarë besimi i përket, Trump mbrojti idenë e tij se besimi i krishterë më parë është trajtuar më ndryshe dhe më padrejtësisht.

Shekulli Agency