Trump diskuton Libinë me Sisin

Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij egjiptian Abdel Fattah el-Sisi përmes një telefonate kanë diskutuar situatën në Libi, njotoi Shtëpia e Bardhë, transmeton AA.

“Trump the Sisi kundërshtuan eksploatimin e shteteve të huaja në Libi”, thuhet në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë.

“Dy liderët gjithashtu ranë dakord që të gjitha palët duhet të ndërmarrin hapa urgjentë për të zgjidhur konfliktin përpara se libianët të humbin kontrollin nga aktorët e huaj”, theksohet më tej.

Që nga rrëzimi dhe vrasja e ish-udhëheqësit libian Muammar Gaddafi në vitin 2011, në Libi janë shfaqur dy qeveri: një në Libinë lindore, e cila mbështetet kryesisht nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe Qeveria e Pajtimit Kombëtar në kryeqytetin Tripoli, e cila gëzon njohjen e OKB-së dhe atë ndërkombëtare.

Shekulli Agency