Thaçi: Më 6 tetor mbahen zgjedhjet e reja parlamentare

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur që zgjedhjet e reja parlamentare të parakohshme në Kosovë të mbahen të dielën e 6 tetorit, transmeton AA.

Në një njoftim nga Presidenca, në vendimin e nënshkruar thuhet se “duke u bazuar nё pёrgjegjёsitё kushtetuese dhe ligjore, presidenti Thaçi ka marrё vendim që zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës sё Kosovës tё mbahen mё 6 tetor 2019”.

“Udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës sё Kosovës t’i ndërmerr tё gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës sё Kosovës, nё përputhje me kёtё vendim dhe legjislacionin nё fuqi”, thuhet mё tej nё vendimin tё cilin e ka nënshkruar ai.

Gjatë ditës, presidenti Thaçi dekretoi shpërndarjen e Legjislaturës sё VI-tё tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës, i cili u shpërnda me votën e shumicës së deputetëve më 22 gusht. 

Shekulli Agency