Shërbimet sekrete fillojnë luftë të ashpër kundër Zekës dhe Taravarit!

Përkrahje e madhe e votuesve të Çairit për Zeqirja Ibrahimin, përveç kundërshtarëve të tij politikë, ka alarmuar edhe shërbimet sekrete antishqiptare, që kanë filluar lojëra të pista për të penguar ndryshimet pozitive që pritet të ndodhin më 15 tetor te shqiptarët në Maqedoni.

Pasi u dështuan të gjitha metodat tjera, tani ka filluar një luftë speciale duke publikuar të dhëna për të cilat pretendojnë se janë emaile të kandidatit të Lëvizjes Besa

Kësaj lufte po i paraprijnë nipat dhe stërnipat e atyre që u larguan nga Shqipëria, si bashkëpunëtorë të shërbimit sekret serb, u vendosën në Kosovë prej ku poashtu u larguan dhe përfunduan në Dibër e gjetiu nëpër qytete të Maqedonisë. Tani ata me devotshmëri vazhdojnë punën që e kanë lënë në gjysmë paraardhësit e tyre, duke shpresuar se edhe më tej mund t’i manipulojnë shqiptarët.

Një portal anonim që së fundi ëdhtë aktualizuar në zgjedhjet e fundit (ain-online) dhe qe manipulon duke shfaqur ngjashmëri me domainin e Ina-online.net ka publikuar materiale nga email privat të kandidatit të Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi dhe shkrimtarit Kim Mehmeti.

Portali i tillë pak orë më parë është jofunksional, ndërsa Ibrahimi i Besës ka denoncuar rastin në polici, duke kërkuar masa urgjente nga organet e rendit për shkak goditjes së privatësisë. Emailat e publikuar flasin për strategji të hartuara për aktivitete politike për Lëvizjen BESA ku aty janë involvuar emra si Kim Mehmeti, Abdylmenaf Bexheti, Bashkim Bakiji si drejtues i një instituti sondazhesh si dhe emra të tjerë.

Një tentim të njëjtë shpifës pati dje edhe ndaj kandidatit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, duke u publikuar një informacion shpifës kundër tij në ohridsky.

Shekulli Agency