Presidenti i Iranit tha se paraqitjet fyese dhe tallëse të kandidatëve presidencialë në debatet televizive tregojnë për mungesën e madhe të moralit në SHBA
Presidenti i Iranit Hassan Rouhani tha sot se zgjedhjet presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë “zgjedhje në mes të keqes dhe më të keqes”.
“Amerika pretendon se ka traditë 200-vjeçare demokratike, dhe se kanë patur 50 zgjedhje presidenciale, por në atë vend nuk ka moral”, tha Rouhani në fjalimin e tij para iranianëve në Arak.