Qeveria e Maqedonisë miraton tekstin e ligjit për gjuhët

Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e mbajtur mbrëmë vonë, ka miratuar tekstin e ligjit për përdorimin e gjuhëve

Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e mbajtur mbrëmë vonë, ka miratuar tekstin e ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Në një kumtesë, Qeveria e Maqedonisë njofton se sot në orët e pasdites, kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendës kryeministri përgjegjës për implementimin e Marrëveshjes Kornizë, Hazbi Lika, në një takim me gazetarë do të njoftojnë për detajet nga teksti i ligjit për përdorim të gjuhëve, i cili është pjesë e harmonizimit të programit kombëtar për miratim të së drejtës së Bashkimit Evropian.

Shekulli Agency