Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka deklaruar se situata në Idlib të Sirisë është përkeqësuar në periudhën e fundit.
Takimi me Putinit dhe presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në Pallatin e Kremlinit ka filluar. Putin në deklaratën e tij të shkurtër para takimit tha se u japin rëndësi të madhe marrëdhënieve mes Turqisë dhe Rusisë.
“Shpreh ngushëllime për ushtarët turq që humbën jetën në Siri. Vdekja e njerëzve çdoherë është një tragjedi e madhe. Fatkeqësisht, përfshirë edhe zyrtarët ushtarakë sirianë askush nuk e dinte vendndodhjen e ushtarëve turq”, tha ai.
“Ushtria siriane me të vërtetë ka pësuar humbje serioze. Prandaj, është e dobishme që të vazhdojmë bisedimet në mënyrë që të mos përsëritet ky incident dhe të mos dëmtojë marrëdhëniet turko-ruse”, tha Putin.
Anadolu Agency