Presidenti Erdogan pritet me ceremoni zyrtare nga kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan u prit me një ceremoni zyrtare nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni në kryeqytetin Romë, në të cilin ai ndodhet për të marrë pjesë në Samitin e 4-t Ndërqeveritar Türkiye-Itali, raporton Anadolu.

Kryeministrja Meloni e priti presidentin Erdoğan teksa zbriti nga automjeti i tij në ceremoninë e mbajtur në rezidencën Villa Pamphili.

Erdoğan dhe Meloni pas përshëndetjes së trupës ceremoniale pozuan për mediat duke shtrënguar duart.

Pas prezantimit të delegacioneve, Erdoğan dhe Meloni kaluan në takimin kokë më kokë.

Shekulli Agency