Opozita fiton votimin kritik për Brexit-in në Parlamentin britanik

Në Britani të Madhe opozita fitoi një votim kritik për të parandaluar një Brexit pa marrëveshje.

Në Dhomën e Ulët të Parlamentit, propozimi i cili mori autoritetin e qeverisë për të përcaktuar axhendën e Parlamentit, u miratua me 328 vota ‘pro’ dhe 301 ‘kundër’.

Rezultati i votimit është humbja e parë kritike që kryeministri britanik Boris Johnson pësoi në Parlament.

Qeveria e Partisë Konservatore, e udhëhequr nga Johnson, humbi shumicën e saj në Parlament dje kur një anëtar i Parlamentit kaloi në Partinë Liberale Demokratike.

Votimi i zhvilluar do të lejojë deputetët që të paraqesin një projektligj për të parandaluar një Brexit pa marrëveshje.

Nëse Dhoma e Ulët përfundon procesin legjislativ, projektligji do të transferohet në Dhomën e Lordëve të Parlamentit.

Gjithashtu edhe partitë e opozitës duke përfunduar shpejt procesin në Dhomën e Lordëve synojnë të miratojnë projektligjin të premten në mbrëmje.

Në Britani, parlamenti edhe më parë duke miratuar një ligj të ngjashëm pengoi vendin të largohej nga Bashkimi Evropian më 29 mars dhe data e Brexit-it ishte shtyrë më 31 tetor.

Në rast të mirtatimit të një ligji të ngjashëm nga Parlamenti, ka mundësi që kryeministri Johnson ta konsiderojë atë si një votë mosbesimi ndaj tij dhe ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Shekulli Agency