Mistura: “Nëse vazhdojnë bombardimet lindja e Halepit do të shkatërrohet për dy muaj”

kot-mistura-8554Përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura paralajmëroi se do të shkatërrohet plotësisht deri në fund të vitit Halepi nëse vazhdojnë bombardimet në lindje të qytetit sirian. “Këtë do ta shohim ne, ju e gjithë bota derisa festojmë në fund të vitit krishtlindjet”, tha ai.

Në Gjenevë të Zvicrës u mbajt takimi i Grupit të punës për qasjen e ndihmave të Grupit Ndërkombëtarë Mbështetës të Sirisë.

Në një konferencë për media në zyrën e OKB-së në Gjenevë pas takimit, de Mistura tha se sipas analizave të tyre në lindje të Halepit kanë mbetur jo më shumë se 900 pjesëtarë të Al- Nusra, dhe rreth 8 mijë opozitarë të moderuar.

Shekulli Agency