Liderët evropianë dëshirojnë të takohen me presidentin Erdogan

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se së bashku me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe kryeministrin britanik Boris Johnson kanë vendosur që në javët në vijim të takohen me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Duke folur në një konferencë për media pas Samitit të Liderëve të BE-së në Bruksel, Macron tha se kanë marrë një vendim të përbashkët për Turqinë.

“Ndalëm eksportet e armëve për në Turqi. Vendosëm me Merkel dhe Johnson të takohemi me presidentin Erdogan në javët në vijim. Ndoshta do të takohemi në Londër”, tha Macron.

Shekulli Agency