Kalin: Ka një kufi se çfarë mund të bëjë Turqia për refugjatët

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) i tha rrjetit britanik BBC se qasja e vendeve evropiane për ata që largohen nga Siria për shkak të sulmeve të regjimit të Esadit është “Për sa kohë që nuk vijnë tek ne, është problemi i tjetër kujt”, por kanë një kufi edhe ato që mund të bëjë Turqia [në përballimin e valës së refugjatëve].

Turqia, e cila që nga fillimi i luftës civile në Siri ka pranuar 3,7 milionë sirianë, përballet me një presion në rritje për shkak të kësaj dhe rreth 500 mijë njerëz janë grumbulluar në kufirin me Turqinë pas përleshjeve në Idlib, ka thënë Kallën sipas lajmit të BBC-së, e cila ndan me lexuesit edhe deklaratat e zyrtarit turk në lidhje me emigrantët e parregullt.

“Kriza po rritet dhe përkeqësohet. Pavarësisht nëse i mbajmë dyert të mbyllura ose të hapura, kriza ekziston. Ky është edhe problemi që na shqetëson. Qasja e shumë vendeve evropiane duket e tillë: Për sa kohë ata [refugjatët] nuk vijnë tek ne, ky është problem i tjetërkujt. Ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirën e mundshme me mundësitë që kemi. Por ka një kufi edhe ajo që mund të bëjmë ne”, – theksoi Kallën.

trt-shqip

Shekulli Agency