Kaledonia e Re zgjedh presidentin e parë pro-pavarësisë

Territori francez i Paqësorit, Kaledonia e Re zgjodhi të enjten presidentin e saj të parë pro-pavarësisë, transmeton (AA).

Në Kaledoninë e Re, ku shpërtheu një krizë institucionale në shkurt kur 5 anëtarë pro-pavarësisë të qeverisë dhanë dorëheqjen, Louis Mapou, një anëtar i popullsisë autoktone Kanak të Kaledonisë së Re, mori gjashtë nga 11 votat e anëtarëve të qeverisë.

Presidenti në largim Thierry Santa, mori katër vota ndërsa një fletëvotimi ishte bosh.

Mapou pritet të marrë postin brenda një jave.

Shekulli Agency