Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi se trupat amerikane kanë filluar të tërhiqen nga veriu i Sirisë.
Erdogan, zhvilloi një konferencë për media, para nisjes drejt Serbisë, ku do të zhvillojë takime zyrtare.
Ai duke treguar se mbrëmë ka realizuar një bisedë telefonike me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, tha se “Pas bisedës tonë të mbrëmshme ashtu siç theksoi i nderuari president, procesi i tërheqjes ka filluar”.
“Me gjasë të madhe në pjesën e parë të muajit të ardhshëm do të zhvillojmë një vizitë”, u shpreh Erdogan në lidhje me vizitën e tij në SHBA.
Gjithashtu duke folur për projektin e F-35, ai shprehu shpresën që në takimin me Trump të marrin një vendim në lidhje me këtë.
Ndërsa në lidhje me pjesëtarët e DEASH-it që gjenden në burgje, presidenti turk njoftoi se janë duke u zhvilluar punimet për internimin e tyre sa më të shpejtë.
Presidenti Erdogan më pas u nis për në Serbi, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e dytë të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Serbi.