Erdogan: Përditësimi i NATO-s, i pashmangshëm

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se është e pashmangshme që NATO ta përditësojë veten në drejtim të prioriteteve të kërcënimeve të sotme.

Erdogan, para nisjes në Londër për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të NATO-s, mbajti një konferencë për media në Aeroportin Esenboga në Ankara.

Ai theksoi se është detyrim që me të gjitha shtetet anëtare të realizohet një ndryshim që do të mundësonte një qëndirm parimor dhe të vendosur kundër organizatave terroriste.

“Shtetet anëtare, në vend që të kërkojnë alternativë, presim që të jenë brenda punimeve që do ta përforcojnë edhe më shumë NATO-n kundër kërcënimeve të përbashkëta”, tha Erdogan.

Presidenti turk gjithashtu foli edhe për luftën e vendit të tij kundër organizatës terroriste DEASH.

“Jemi i vetmi shtet që ka luftuar ballë për ballë me DEASH-in dhe e ka shpartalluar organizatën terroriste”, u shpreh ai.

“Edhe pse disa vende me qëllime dashakeqe përpiqen ta lënë nën hije anëtarësimin e vendit tonë në NATO, vendi dhe qëndrimi ynë është i qartë”, tha Erdogan, duke iu përgjigjur pretendimeve ndaj Turqisë.

Shekulli Agency