Erdogan dhe Ban Ki-moon zhvillojnë bisedë telefonike

Ban Ki-moon theksoi se beson që nga samiti në Stamboll do t’i dërgojë një mesazh të fuqishëm mbarë botës

ki-moon-erdo-766Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, raporton (AA).

Nga burimet e kabinetit të presidentit turk mësohet se Ban gjatë bisedës ka falënderuar Erdoğanin duke marrë parasysh faktin se Stambolli më 23 dhe 24 maj do të jetë qyteti pritës i Samitit Humanitar Botëror.

Ban Ki-moon theksoi se beson që nga samiti në Stamboll do t’i dërgojë një mesazh të fuqishëm mbarë botës, duke shprehur kënaqësinë për shkak të mbështetjes së Presidencës dhe Qeverisë së Turqisë në organizimin e samitit.

Erdoğan u shpreh gjatë bisedës se Turqia po ashtu ka nderin dhe kënaqësinë që për herë të parë të organizojë Samitin Humanitar Botëror, dhe shtoi se vazhdojnë përgatitjet me qëllim që samiti të kalojë sa më mirë.

Gjatë bisedës është theksuar se samiti do të jetë një mundësi edhe për shkëmbimin e mendimeve kur janë në pyetje ngjarjet globale dhe rajonale. Ban Ki-moon dhe Erdoğan, po ashtu u dakorduan se bashkësia ndërkombëtare duhet të ketë bashkëpunim më të fuqishëm lidhur me çështjet e situatës dhe krizën e refugjatëve.

Shekulli Agency