Edhe sot VMRO-DPMNE i kërkon Zaevit të heq dorë nga Platforma

Presidentit Gjorge Ivanov vazhdon të heshtë për Programin Qeveritar të cilin LSDM e publikoi në selinë e saj partiake. Ende është e paqartë nëse presidenti do t’ia japë mandatin Zaevit pasi i refuzoi pikat kontestuese të Platformës që sipas tij nuk mund të zbatohen pasi nevojiten ndryshime Kushtetuese. Ndërkohë që të gjithë i kanë sytë të kthyer kah presidenti, nga VMRO DPMNE edhe sot i bënë thirrje LSDM-së që të heq dorë publikisht nga platforma me kusht që ata të japin pastaj mbështetje për Qeveri të formuar nga Zoran Zaevi, njofton SHENJA.

Nga VMRO DPMNE e ripërsëritën edhe kërkesën për zgjedhje të reja në mënyrë që qytetarët të mund të deklarohen pro ose kundër platformës. Nga kjo parti e kujtuan partinë e Zoran Zaevit se me kërkesat e shqiptarëve do të cenohet sovraniteti dhe unitariteti i shtetit dhe do ti ndërrohet karakteri multietnik. VMRO DPMNE kundërshton ridefinimin e shtetit nga një siç thotë, shtet multietnik, në një shtet binacional duke thënë se Zoran Zaev i ka shkelur interesat kombëtare, vetëm e vetëm që të fitojë pushtetin.

Konstatimi i partisë së Gruesvkit është që Zaev tashmë e ka pranuar tërësisht platformën e partive shqiptare por se po e kamuflon këtë gjë me gjoja debate të ardhshme ekspertësh dhe konsultime brenda partiake.

/SHENJA/

Shekulli Agency