Dorëhiqen ministrat e PD-së në Qeverinë e Shqipërisë

Ministrat teknikë në qeverinë e drejtuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë dhënë sot dorëheqjen, ndërsa është dorëzuar në Kryeministri edhe raporti për monitorimin e standardeve të zgjedhjeve, transmeto (AA).

Ministrat e propozuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë ishin: Ledina Mandija në postin e zv.kryeministres, Dritan Demiraj, ministër i Brendshëm, Mirela Karabina, ministre e Arsimit, Arben Beqiri, ministër i Shëndetësisë, Xhulieta Kërtusha ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Helga Vukaj, ministre e Financave dhe Gazment Bardhi, ministër i Drejtësisë, të cilët sot kanë paraqitur zyrtarisht dorëheqjet e tyre.

Ministrat e dorëhequr nuk kanë mbajtur ndonjë deklaratë për mediat, ndërsa burimet pranë tyre kanë konfirmuar se dorëheqjet i janë paraqitur kryeministrit të vendit, Edi Rama. Lidhur me dorëzimin e dorëheqjeve nuk patur ende një reagim nga zyra e shtypit e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë.

Përfshirja e tyre në qeveri erdhi pas marrëveshjes së arritur mes kryeministrit të Shqipërisë, dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe kreut të opozitës, njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në maj të këtij viti, ku synohej edhe monitorimi i standardeve të zgjedhjeve që u mbajtën më 25 qershor.

Shekulli Agency