BE në heshtje për Katalonjën

Pavarësisht të gjitha ngjarjeve, vendet dhe zyrtarët e BE-së, të cilët e kanë vërejtur si “punët e brendshme të Spanjës” këtë çështje janë distancuar së dënuari dhunën e policisë

Bashkimi Evropian ka mbetur i heshtur përballë ndërhyrjes së policisë kundër referendumit për pavarësinë, që u zhvilluar ditën e djeshme nga Administrata Autonome e Katalonjës, në lindje të Spanjës, raporton (AA).

Forcat spanjolle të sigurisë ndërhynë në mënyrë të ashpër kundër referendumit të cilin Gjykata Kushtetuese e Spanjës e shpalli të paligjshëm. Autoritetet autonome të Katalonjës thanë se 3 persona u ndaluan dhe 844 persona u plagosën në ndërhyrjen e policisë dhe xhandarmërisë ndaj qendrave të votimit dhe mbështetësve të pavarësisë.

Megjithatë, pavarësisht të gjitha këtyre ngjarjeve, vendet dhe zyrtarët e BE-së, të cilët e kanë vërejtur si “punët e brendshme të Spanjës” këtë çështje janë distancuar së dënuari dhunën e policisë.

Ndërkohë që Carles Puigdemont, kryetar i Qeverisë së Administratës Autonome të Katalonjës, është shprehur se “Katalonja nuk është më çështje e brendshme, por një çështje evropiane”.

Gjithashtu edhe ministri i Jashtëm i Katalonjës Raul Romeva duke shprehur se “Ajo që ndodhi në Katalonjë është një shembull i një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut, që kërcënon gjithashtu edhe BE-në”, ka kërkuar që BE-ja dhe shtetet anëtare të reagojnë.

Teksa Komisioni, Këshilli dhe Parlamenti i BE-së heshtën përballë dhunës në Katalonjë, në lidhje me çështjen reaguan vetëm Belgjika dhe Britania. “Ne jemi të shqetësuar për dhunën, por sipas mendimit tim referendumi nuk është kushtetues. Kështu që duhet gjetur një ekuilibër dhe ne shpresojmë se gjërat do të qetësohen”, është shprehur Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson, duke u distancuar hapur nga dënimi i dhunës.

Ndërsa Jeremy Corbyn, kreu i Partisë Laburiste në opozitë, tha se ishte “tronditëse” dhuna e policisë dhe se i ka kërkuar kryeministres britanike Theresa May që të ftojë kryeministrin spanjoll Mariano Rajoy për të ndaluar dhunën policore.

Edhe kryeministri belg, Charles Michel, në llogaritë e tij në mediat sociale është shprehur: “Dhuna nuk mund të jetë kurrë një zgjidhje. Ne dënojmë të gjitha format e dhunës dhe përsërisim thirrjen tonë për dialog politik”.

“Ne duhet ta respektojmë Kushtetutën e Spanjës”

Zyrtarët e BE-së, në deklaratat e tyre të mëparshme mbi referendumin e Katalonjës, duke theksuar se ishin çështjet e brendshme të Spanjës, kanë bërë vlerësimin se “BE duhet të respektojë vendimet e qeverisë së Spanjës dhe Kushtetutën spanjolle”.

BE ka njoftuar se ajo mund të mbështesë pavarësinë e Katalonjës vetëm nëse referendumi bëhet në përputhje me Kushtetutën spanjolle dhe nëse është legjitim nga pikëpamja ligjore.

Referendumi i pavarësisë në Katalonjë 

Qeveria e Administratë Autonome të Katalonjës njoftoi se në referendumin e paligjshëm të pavarësisë rezultatet kanë dalë 90 përqind “po” . Vendimi “po” i dalë nga referendumi pasi të dërgohet në parlamentin katalan, ku pritet që pas 48 orësh parlamenti lokal të shpallë pavarësinë e njëanshme dhe të deklarojë fillimin e negociatave me qeverinë qendrore për shkëputjen nga Spanja.

Ndërkohë, nuk priten rezultate për shkak se qeveria spanjolle nuk e njeh referendumin.

Shekulli Agency