Austri, Norbert Hofer pranon humbjen

Ndërsa Kryeministri i vendit, Christian Kern ka uruar për fitoren Presidentin e ri Van Der Bellen. Ndërkohë pas përfundimit të zgjedhjeve mes palëve nisi një luftë propagandistike

333-87666Kandidati i krahut të djathtë për president në Austri, Norbert Hofer, duke pohuar se ka humbur zgjedhjet u shpreh: “Nuk u bë këtë herë. I uroj suksese për fitoren Alexander Van der Bellenit”.

Në deklaratën e tij me shkrim, Hofer ka thënë: “Jam shumë i mërzitur për këtë. Uroj që të gjithë austriakët të jenë në unitet dhe të veprojnë të gjithë së bashku. Ne jemi të gjithë austriakë. Nuk ka rëndësi se çfarë force politike i përkasim.”

Ndërsa Kryeministri i vendit, Christian Kern në një deklaratë me shkrim ka uruar për fitoren Presidentin e ri Van Der Bellen. Ndërkohë pas përfundimit të zgjedhjeve mes palëve nisi një luftë propagandistike.

Të djathtët dhe të Gjelbërit fillimisht deklaruan se kandidati i tyre kishte fituar, por më pas televizioni shtetëror, ORF deklaroi fitoren e Van Der Bellen.

Por në krahasim me zgjedhjet e mëparshme Van Der Bellen i rriti votat e tij me 30 për qind, ndërsa Hofer me 17 për qind. Si rrjedhojë Van Der Bellen rezulton të ketë fituar zgjedhjet. Edhe televizioni shtetëror ORF deklaroi se duke llogaritur edhe votat e zgjedhjeve të para fituesi përfundimtar është Van Der Bellen.

Në raundin e parë të zgjedhjeve të zhvilluara më 24 prill Hofer dhe Van Der Bellen fituan të drejtën e garimit në raundin e dytë. Ata garonin ne mesin e 6 kandidatëve. Van Der Bellen fitoi ndaj Hoferit në votat e postës me 30 mijë vota më shumë. Ndërkohë Hofer hapi një proces gjyqësor me pretendimin se është bërë hile ne numërimin e tyre.

Gjykata Kushtetuese vendosi se ka patur probleme në numërimin e votave dhe vendosi përsëritjen e raundit të dytë. Votimi me anë të postës ishte deklaruar për tu zhvilluar më 2 tetor, por për shkak të një problemi me zarfet zgjedhjet u shtynë për në 4 dhjetor.


Shekulli Agency